Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka njoftuar se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës, do të miratohet Ligji që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale.
“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, që mbahet nesër, do të miratojmë Ligjin që do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale. Edhe do ta rrisim pagën minimale edhe do ta ulim tatimin. Kështu sigurohemi që ata që kanë paga më të ulëta do të kenë më shumë para. Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë mbi 100 mijë punëtorë”, u shpreh Kurti.
Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi për këtë ligj.
“Ligji për pagën minimale, përveç rrit pagën ofron rritje të pagës neto”, tha ai.