Aktori Donald Veshaj, i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip, që nga dalja nga kjo shtëpi, nuk ka folur publikisht.
Por, akullin ka vendosur ta thyej sot, duke bërë një shkrim të gjatë në InstaStory.
Përmes këtij shkrimi, ai ka treguar se është penduar për diçka që e ka humbur, e që po mundohet t’a rikthej, duke aluduar kështu në moderatoren, Bora Zemani, me të cilën ai ka qenë në lidhje.
“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola, e këtu nuk po flas për çmimin e madh”, ka shkruar Donaldi.
Ai gjithashtu tregoi se e ka bërë edhe kërkimfaljen.
“Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, ka shkruar tutje aktori shqiptar.