Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se shuma prej që u nda sot nga Qeveria nuk i përfshinë punëtorët që kanë paga mbi 1000 euro.
Sipas tij, nga 100 euro do të ndahen për punëtorët pagat e të cilëve janë nën 1000 euro.
“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli.
Ndryshe, kryeministri Kurti prezantoi sot Pakon për Ringjalljen Ekonomike, e ku një ndër pikat është ndarja e 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill.