Është mbajtur takimi i radhës i Task-forcës për pastrimin e ambientit, të cilin e ka udhëhequr nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku.
Në këtë takim, përpos drejtorëve komunalë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të kompanisë policisë, zjarrfikësve, Eco-higjiena e disa OJQ.
Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se kampanja me moton “Ruaje natyrën, shpëto komunitetin” do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor.
“Përbrenda kampanjës do të ketë mesazhe edukuese për ruajtjen e ambientit, e aktivitete të shumta të pastrimit të ambientit. Mirëpo, qëndrueshmëria e këtyre aktiviteteve do të jetë 365 ditë”, ka thënë nënkryetarja e Komunës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, do të bëhet pastrimi i shkollave, pastrimi i deponive ilegale, vendosja e koshave të mbeturinave, mbjellja e drunjve dekorativ, pastrimi i shtretërve të lumenjve, e aktivitete të tjera.