Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu, ndau certifikatat kandidatëve të cilët kanë arritur suksesshëm të japin Provimin e Jurisprudencës.
Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu uroi kandidatët për suksesin e dëshmuar dhe theksoi se ky është kushti i parë i cili hap rrugën drejt realizimit të synimeve që kanë para vetes secili dhe secila.
Ministrja Haxhiu theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për ata por edhe për vendin sepse përmes dijes e ndershmërisë kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e vendit, si dhe u kërkoi kandidatëve që kudo që orientohen, të jenë në shërbim të vendit dhe qytetarëve, të veprojnë vetëm në bazë të përgjegjësive dhe ligjit.
Gjithashtu, Ministrja falenderoi anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës për kontributin që kanë dhënë në këtë proces si dhe zyrtarët e Ministrisë për mbështetjen e dhënë Komisionit.
Pas fjalës së saj, ministrja Haxhiu ndau certifikatat për të gjithë kandidatët veç e veç.