Sot u bë shpërndarja e pakove ushqimore për rastet në nevojë, të cilët janë pjesë e listës së përfituesve të asistencës sociale.
Kryetari i komunës z. Alban Hyseni, falenderoi donatorët e organizatës Islamic Relief për këtë donacion, duke shprehur mirënjohje kundrejt këtij akti bamirës.
Znj. Albulena Gashi Hajrullahu, përfaqësuese e Islamic Relief, tha që 40 pako të tjera do të dhurohen sot edhe në fshatin Zhegër, për kategoritë në nevojë e fëmijët jetimë.