Ekonomisti Erton Bega ka thënë se nuk duhet të tërhiqen para nga trusti në situatën e tanishme të vendit.
“Tërheqja e trustit pensional apo kursimeve pensionale në këtë fazë kur ekonomia po ballafaqohet me një ngritje të lartë të çmimeve, me që inflacioni në indeksin mesatar ka kaluar mbi 10 përqind muajin e kaluar, do të ishte e dëmshme për vet ekonominë”,ka thënë Bega.