Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se javën tjetër shumën prej 100 eurove si ndihmesë do ta marrinë familjen që janë me asistencë sociale dhe punëtorët e sektorit publik.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë javë shtesat i kanë marrë pensionistët, transmeton Klankosova.tv.
“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik”, thuhet në njoftimin e lëshuar.