Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën anti-COVID.
MSH thekson se komplikimet në zemër janë më të mëdha pas infektimit me koronavirus sesa pas marrjes së vaksinës.
Në njoftim thuhet se vaksina mbron kundër virusit dhe kundër komplikimeve.
“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”.
“Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”.