Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në Mitrovicë ku kanë gjetur dhe konfiskuar 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Për këtë aksion të policisë është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai tha se në këtë aksion është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës.
“Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtarë të këtij grupi”, thuhet në njoftimin e policisë.