Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka njoftuar se gjatë muajit prill, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë.
Nga kjo mbështetje e Qeverisë ndaj punëtorëve do të përfitojnë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë, përfshirë punëtorët e pastrimit dhe ujësjellësit.
Punëtorët e KRM Uniteti dhe të të gjitha ndërmarrjeve tjera do të marrin shtesën prej 100 eurosh,
Lajmin për Frontonline, e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai tha se këta punëtorë do të aplikojnë në platformën e cila do të bëhet publike së shpejti.
“Edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të mund të përfitojnë nga shtesat prej 100 euro. Për këtë ata duhet të aplikojnë në platformën që jemi duke e finalizuar”, tha Kryeziu.
Kjo do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.
Të parët që përfituan nga kjo ndihmë e Qeverisë janë pensionistët të cilët ditë më parë u doli pensioni me rritje.