Haradinaj reagon pasi u përmend si person në raportin FH që lidhet me krimin e korrupsionin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi ju përmend emri në raportin e “Freedom House”, bashkë me Hashim Thaçin, si person i lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Haradinaj ka thënë se ka gjithmonë ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracisë.
Gjithashtu, i pari i AAK-së, premtoi se kësaj qeverie do t’i bëjë opozitë për t’i treguar popullit gabimet e saj.
“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.
STATUSI pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im.
Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje.