Mbrëmë qytetarët e Kosovës ranë në gjumë me çmim të naftës rreth 1,58 euro.
E sot, ata u zgjuan me çmim mbi 1,61 e diku tjetër 1,62 euro për litër, siq edhe shihet në disa pompa të derivateve që operojnë në Shupkovc të Mitrovicës.
Edhe ditëve të kaluara kishte ndodhur që çmimi i naftës të ndryshojë brenda ditës, duke u ngritur deri rreth 10 cent.
Sot në rajonin e Mitrovicës është parë se çmimi i naftës ka arritur në 1.62 euro për litër, duke bërë që çmimi të rritet për 4 cent nga dje.