Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën në disiplinën e kartingut, e cila zhvillohet në Gjilan.
Gara do të mbahet në pistën F1 GoKart. Bëhet fjalë për garën e parë në këtë disiplinë për këtë vit, ndërsa ajo që bie në sy është interesimi i madh i pjesëmarrësve. Po ashtu pritet që edhe interesimi i dashamirëve për këtë disiplinë të jetë i madh.
Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është duke punuar me përkushtim në mënyrë që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.
Paraqitja në garë bëhet në intervalin kohor 10:30-11:30 e më pas bëhet kontrollimi teknik.
Lëshimet e lira, takimet e Komisionit Sportiv, matja e kohës për listën shartuese dhe takimi me garues i paraprijnë fillimit zyrtar të garës, që është planifikuar për orën 13:30.
Duke marrë parasysh se shumica e garuesve janë të moshës së re, theks i veçantë i kushtohet aspektit të sigurisë.