Llapi sot udhëtoi drejt Drenasit për tu përballur me Feronikelin në kuadër të xhiros së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ashtu siç pritej, klubi nga Podujeva shënoi fitore, me rezultat 0:2.
Golat u shënuan nga Edon Sadriu dhe Festim Alidema.
Pas kësaj fitore ka reaguar në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Ai ka shkruar se me këtë formë ata mund ta mposhtin edhe Romën.
“Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar futboll 💪
Forca djema ⚪️🔵 Vazhdojmë ⚽️🏆👏.”
Pas 30 xhirove të zhvilluara Llapi renditet në vendin e katërt me 50 pikë të tubuara.