Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se “Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin”, ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Nëpërmjet deputetes së këtij subjekti, Ganimete Musliu, ia kanë kujtuar kohën Haradinajt kur disa deputet të AAK-së iu kishin bashkuar Kurtit me fillikaça.
“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh”, ka shkruar ndër të tjera Musliu, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa ne degjenerim te Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.
Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.
E duam ushtrinë me standarde të NATO-s
STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!