Ky subvencion iu dedikua kultivuesve të rregullt të misrit që mbjellin nga 0.20 ha deri 1.0 ha, fermerëve me kushte të rënda ekonomike dhe atyre që jetojnë në zonat rurale. Komuna e Gjilanit ka kontraktuar blerjen e 1000 paketimeve me farë misri për mbjelljen e afro 500 hektarëve.
Bujqësia është një ndër prioritetet e programit tonë qeverisës, andaj ne si komunë, do të vazhdojmë me mbështetje për bujqit e fermerët të cilët me kultivimet e tyre ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal.