Sot gjatë ndeshjes së Ligës së parë ndërmjet Vllaznis dhe Flamurtarit, sulmuesi Alban Rexhepi, pësoi arrest kardiak gjatë pjesës së dytë së ndeshjes. Kjo u konstatua pas vizitës mjekësore të lojtarit në QKUK, shkruan Radio Star.
Përmes një komunikate klubi gjilanas FC Drita, i dëshiron shërim dhe shëndet ish-futbollistit të tyre, Alban Rexhepi.
Shkrimi i plotë:
Shërim të shpejtë, ALBAN
Futbollisti i KF Vllaznisë, Alban Rexhepi ka kryer me sukses një intervenim në zemër pas shqetësimeve dhe arrestit kardiak që pësoi në ndeshje ndaj Flamurtarit.
Pas kujdesit intenziv dhe intervenimit iu vendos një stendë, gjersa tashmë gjendja shëndetësore e tij është stabile.
FC DRITA i dëshiron shërim dhe shëndet ish-futbollistit tonë, Alban Rexhepi.
Forca Alban, rikthim sa më të shpejtë!
FC DRITA⬜🟦