Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar Surinamin për vendimin e tërheqjes së njohjes për shtetin e Kosovës, shkruan gazeta Blic, njofton Klan Kosova.
“Falënderim të veçantë nga Serbia”, ka thënë Daçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Surinamit, Yildiz Deboras Polak-Beil, duke shtuar se “ishte vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm që Surinami pranoi argumentet e Serbisë, kur është fjala për çështjen e Kosovës dhe ka tërhequr njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.
Serbia ka nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave me Surinamin, gjithashtu