Pas mbledhjes me grupin parlamentar, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se nga VV, Bekim Sejidu ka mbështjen e plotë për kandidaturen presidenciale .
Ai tha se qëndrimi i Kryesisë së LDK-së fillimisht ishte shpresëdhënës për profesor Bekim Sejdiun, por më pas gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do ta mbështesin atë.
“Ky është një zhvillim i ri që kërkon të takohemi përsëri. Në anën tjetër, është absurde dhe e papërgjegjshme një sjellje e tillë”, tha Kurti.









