Zeqir Idrizi, është 29 vjeçari i cili goditi gati për vdekje një vajzë dje në aksin Prishtinë-Fushë Kosovë.
Ai sot u arrestua nga policia, nën dyshimin se dje kishte goditur viktimën dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima, siç ka pohuar dje Klinika Intensive, është dërguar në një gjendje të rëndë në repart.
Në anën tjetër, Zeqiri është munduar të fshehë gjurmët e aksidentit, duke e dërguar veturën te automekaniku.
Sot policia ka njoftuar se ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, dhe e ka arrestuar atë