Janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës në veri pas të shtënave me armë që ndodhën mëngjesin e sotëm në drejtim të policisë në Zupç të Zubin Potokut.
Njësia Speciale ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Forca të shtuara të Policisë ka edhe në Zupç, aty ku ka ndodhur sulmi në orët e mëngjesit të ditës së martë.
Policia e Kosovës është sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Ky është sulmi i disatë me radhë në javët e fundit në drejtim të Policisë kufitare të Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla këto sulme i ka quajtur akte terroriste./JepiZë/