Sot në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Madh të Bujanocit po përsëriten zgjedhjet për deputet në Parlamentin e Serbisë.
Votimi ka filluar në ora 07:00 e mëngjesit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë problem. Deri në ora 9:50 kanë votuar rreth 90 persona.
Ndryshe këto zgjedhje janë përsëritur me vendim te Komisionit Republikan te Zgjedhjeve. Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 1089 qytetarë derisa janë të nevojshme 650 vota që kandidati i Koalicionit të Shqiptareve të Luginës, Shaip Kamberi të mund të fitojë një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Më 03 prill, Koalicioni kishte 9693 vota, por këto nuk siguruan asnjë mandat për Kuvendin e Serbisë. Në qendrën e votimit 06 ku sot po përsëritet votimi, me 03 prill kanë votuar 226 qytetarë, me një pjesëmarrje prej 23 për qind.