Me interesimin e të dy palëve, ministrja Haxhiu, e shoqëruar nga zëvendësministrat dhe shefi i kabinetit, pritën në takim Vassilis Maragos, Udhëheqës i Njësisë së NEAR D4.
Në këtë takim u diskutua për reformën në drejtësi, sfidat dhe të arriturat gjatë kësaj periudhe si dhe objektivat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në këtë iniciativë.
Sundimi i ligjit në Kosovë, pavarësia dhe integriteti brenda sistemit të drejtësisë ishin po ashtu çështje të rëndësishme në diskutim, me ç’rast z. Maragos ritheksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit dhe nevojën për përpjekje të vazhdueshme drejt rritjes së llogaridhenies, pavarësisë dhe integritetit brenda sistemit të drejtesisë.
Takimet e tilla dhe bashkëpunimi si partnerë strategjikë, u konsiderua nga të dy palët si tejet domethënës dhe i rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, përkitazi me orientimin në të cilin po zhvillohet në përgjithësi ky sistem.