Valon Zymberi dhe Taulant Dajaku janë dënuar për gjashtë muaj për mos kryerjen e detyrës së tyre si drejtorë sportivë në klubet përkatëse.
Drejtori i Dritës, Zymberi dhe ai i Drenicë, Dajaku kishin dhënë mendimet e tyre në emisionet sportive dhe FFK ka vendosur t’i dënojë.
Dyshja kishin dhënë deklaratat të ndryshme nëpër studiot televizive dhe kjo nuk i ka pëlqyer komisionit disiplinor që i ka dënuar me ndalim të kryerjes së funksioneve si Drejtor sportiv i Dritës respektivisht Drenicës për gjashtë muaj, dënim i cili është i ekzekutueshëm nga momenti i shqiptimit.
Zymberi e Dajaku kanë të drejtë të ankesës në drejtim të Komisioni Disiplinor të shkallës së dytë në afat prej tetë ditësh.