Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë lidhur me rastin ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha Gashi.
Për Demokracia.com për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Nje person ka humbur jeten si pasojë e të shtënave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha Nikçi.
Demokracia.com merr vesh se ngjarja ka ndodhur i vrari një i plagosuri janë vëllezër dhe se kishin shkuar për iftar me familje në një restorant.