Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se mbledhjet e Qeverisë do të jenë të hapura për publikun, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka thënë se qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.