Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Ka mundësi të ketë edhe breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C./Meteo Kosova/