Me përfundimin e muajit të shenjtë të ramazanit, gjithë ata që kanë agjëruar obligohet ti japin vitrat.
Kështu ka thënë kryetari i Bashkësisë islame për Prishtinën Hetem Sopjani, sipas tij kjo bëhet për disa arsye.
“E fuqizon agjërimin tonë, e pastron agjërimin tonë qoftë prej zënkave qoftë prej fjalëve prej veprave të liga e kështu me radhë”.
Derisa shumat e dhuruara janë nga dy euro deri në dhjetë euro, kurse nga shumat e dhuruara, përfitojnë kryesisht familjet në nevojë.
Vitrat mund të dhurohen deri në ditën e fundit të muajit të ramazanit.