Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaj i madhërishëm i Ramazanit përfundon të dielën me datë 1 maj, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj.
Kryesia e BIK-ut bën të ditur se namazi i Bajramit do të falet në ora 06:09, të cilit do t’i prijë, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 2 maj 2022, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.