Në natën e fundit të Ramazanit, kryeministri Albin Kurti e kryeparlmentari Glauk Konjufca kanë shtruar iftar për kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava.
Ai ka uruar besimtarët që sakrifica e agjërimit të shpërblehet, shkruan “Jepi zë”.
“Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.