Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.
Për këtë ditë edhe politikanët po i urojnë qytetarët, duke ju uruar më të mirat në familjet e tyre.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se sot ka shkuar me mëngjes në Gjakovë te Nënë Ferdonije për t’ia uruar Fitër Bajramin.
“Urimin e parë të Fitër Bajramit, me nanën Ferdonije!”, ka shkruar Haxhiu.
Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.