Në shënim të jubileut të dhjetë të pavarësisë, u mblodhëm bashkë në Konsulatën e Republikës së Kosovës në shtetin Iowa me miqtë e Gardës Kombëtare, përfaqësues të institucioneve publike, të botës akademike, si dhe bashkatdhetarë. Shteti i Iowas na ka mbështetur në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në profesionalizimin e saj.
Fokus për të ardhmen do të jetë aftësimi i rinisë sonë dhe për këtë përfaqësuesit e universiteteve të Iowa-s shprehen gatishmërinë për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet e Kosovës. Me Iowa-n na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit është e një dobie të veçantë.
RH