Është lodhur nga vuajtjet e jetës por mirësia në fytyrën e saj nuk mungon. Dyert i mban të hapura jo vetëm në rastin e festave.
E vizitorët në ditën e Bajramit i ndihmojnë sado pak që mos të ndihet e vetmuar. Është kjo Ferdonije Qerkezi nga Gjakova. Një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ia mori bashkëshortin e katër djemtë e saj.
Më një zë gjysmë të dridhur rrëfen kohën kur Bajramet në shtëpinë e saj kishin tjetër atmosferë.
“Sot u kanë një ndjenjë e veçantë pasi s’e kom pasë familjen time të ngushtë. Sot u kanë ministrja Haxhiu më ka vizituar dhe kam pasë vizitorë të tjerë dhe nuk më kanë lënë vetë edhe pse jam në zemër e vetmume. Shkojke burri u falke në xhami pastaj vike bojke bajram më krejt. Kjo ka ndodh para lufte, tash pas lufte ndihem e vetmume” ka rrëfyer, Ferdonije Qerkezi.
E rrethuar në një shtëpi të mbushur më kujtime deri në detajin e fundit, nënë Ferdonija thotë se netët e mëngjeset i zbardhë më kujtimet e fjalët e familjarëve që tashmë s’i ka pranë.
“Kom emocione vazhdimisht qona në mëngjes dhe kur bije në gjumi i kom fjalët e kujtimet qa kemi fol qa kemi bisedu. Me bien ndërmend familja ime e ngushtë më pas aferë”, ka thënë ajo.
Dhimbjen e vetminë thotë të ia heqin vizitorët e shumtë që në këtë shtëpi shkojnë jo vetëm në rast të festave.
“Ka vizitor kohë pas kohe vizitor që vinë këtu dhe më vizitojnë. Në një formë më lehtëson pasi e ndiej vetën që sjom e vetmume” ka shtuar Ferdonije Qerkezi.
E korridorin e shtëpisë e ka të mbushur me kujtime. Një lule e mbjellur nga dora e djalit të vogël, duket se kishte ngjallur shpresë për Ferdonijen.
’Kjo lule e ka mjell djali i vogël Edmondi, e kom ruajt dhe su tha gjith majsha ymyt që masi spo thahet lula edhe ai dot ë jetë i gjallë dakun por s’ndodhi ashtu. Edmondi i mbjelle lula por ti nuk erdhe”, ka theksuar ajo.
Ndonëse e lodhur nga jeta, Ferdonije Qerkezi, vazhdon të mbajë shpresë që fati i të gjithë të pagjeturëve të zbardhet.
Ajo deri tash ka varrosur dy nga djemtë e saj, përderisa trupat e dy të tjerëve dhe bashkëshortit nuk janë identifikuar ende. /RTVD/