Futbollisti Arbnor Muja theksoi se vetëm fjala derbi është motiv i ndeshjes dhe pret që pavarësisht mungesës së tyre fizike, t’i gëzojnë tifozët nga larg.
“Vetëm fjala derbi për ne është motiv në këtë ndeshje. Kemi pasur mjaftueshëm kohë ta përgatisim ndeshjen dhe mendoj se jemi përgatitur aq mirë që nesër të dalim me rezultat pozitiv. Tifozët “Intelektualët” janë motiv shtesë, ata janë fuqia jonë dhe lojtari ynë i 12-të. Mendoj që është një vendim pak i padrejtë në këtë rast dhe mungesë e madhe, por ky vendim nuk është në kompetencën tonë. Prandaj, shpresoj që nesër t’i gëzojmë me fitore edhe pa praninë e tyre në stadium”, ka thënë Muja.
Ndeshja e xhiros së 33-të, SC Gjilani – FC DRITA zhvillohet nesër, e mërkurë, ora 15:00 stadiumi me bari sintetik (te rrethi) në Gjilan.