Numër i madh i kosovarëve kanë vendosur që festën e Fitër Bajramit ta kalojnë në Shqipëri.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, vetëm dje përmes pikës kufitare në Vërmicë, kanë hyrë mbi 12 mijë persona dhe kanë dalë mbi 10 mijë.
Për Bajram, në këtë pikë kufitare, sipas statistikave të Policisë kanë hyrë 3 mijë e 747 vetura dhe kanë dalë 3 mijë e 376 të tjera. Në Vërmicë kanë hyrë po ashtu edhe 83 autobusë me udhëtarë dhe 50 të tjerë kanë dalur.
“Sipas kërkesës tuaj mund të ju konfirmojmë se në pikën kufitare në perëndim, kanë hyrë 12474 persona dhe kanë dalë 10538 të tjerë”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Sinjalin.