Imami Labinot Maliqi u ka shërbyer drekë ushtarëve amerikanë në Kampin Liya në Bondsteel.
Maliqi tha se sot ishte një ditë e veçantë e Fitër Bajramit të cilën do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës, shkruan Jepi zë.
Ai tha se për të ishte nder e kënaqësi që t’ua shërbej drekën në ditën e dytë të Bajramit.
Postimi i plotë:
Pata vërtetë nderin, kënaqësinë e privilegjin, që ditën e dytë të Fitër Bajramit të jem në Kampin Liya në Bondsteel, të dërgoj një drekë dhe t’ua shërbejë mysafirëve tanë Afganë, kishte edhe shumë pjesëmarrës të ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Marina Amerikane, të cilët bashkë janë duke kryer një punë të jashtëzakonshme.
Sot, ishte një ditë e veçantë e Fitër Bajramit, të cilën do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës. 🇽🇰 🇺🇸