SC Gjilani ka njoftuar se futbollisti Fabjan Beqja është i detyruar t’i nënshtrohet operimit.
Kjo pasi te ai janë shfaqur simptomat e para të appendexit.
Beqja nuk do të jetë në dispozivion për ndeshjen e radhës, pikërisht në derbin ndaj Dritës.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Fabjan Beqja është i detyruar t’i nënshtrohet operimit pasi që ka shfaqur simptomat e para të appendix-it.
Futbollisti Beqja nuk do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet e radhës, teksa i urojmë shërim të shpejtë dhe presim edhe më të fortë në fushat e blerta.