Sot, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pritet t’i takojë ndaras në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se pas takimeve do të mbahet një konferencë e përbashkët, në orën 16:00.
Diplomati gjerman ka thënë se takimet do të fokusohen në koordinimin e mëtejshëm të reagimeve ndaj luftës dhe agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, raportet politike, ato ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal.
“Këto takime gjithashtu do të shërbejnë për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar tutje Rohde.
Ai tutje ka thënë se në mbështetje të negociatave, Scholz ka ftuar në Berlin edhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmje do të organizojë një takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.