Kancelari gjerman Scholz ka thënë se po lobon për liberalizim vizash për Kosovën, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë ku mund të ndodh, raporton Periskopi.
‘’Ne nuk mund të vendosim ndonjë datë. Ne jemi të interesuar që kjo të ndodh shpejt.’’, tha ai në konferencë.
“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.