Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, ka dhënë qëndrim të qartë se Gjermania e mbështet rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Por, megjithatë ajo e pranon se ky rrugëtim s’pritet të jetë edhe pa pengesa për të cilat thotë se do ta ndihmojnë Kosovën t’i tejkalojë.
”Gjermania e mbështet shumë qartë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE po ashtu edhe në NATO”.
”Por ky rrugëtim duhet të bëhet, por mund të ketë edhe pengesa. Kjo nënkupton që edhe sa i përket anëtarësimit në BE, po mundohemi t’i japim shtytje këtij procesi në mënyrë që pengesat të hiqen. Ne e shoqërojmë Kosovën në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”.
”Por duhet të jetë e qartë se këto procese dhe procedura janë qartë të shkruara dhe duhet të ketë pranim për një anëtar të ri ashtu edhe në NATO”.