Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa shprehur mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërkaq, të enjten Kurti takoi në Prishtinë ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht. /Telegrafi/