Presidenti slloven, Borut Pahor, u ka bërë thirrje ligjvënësve kosovarë që t’i zgjidhin të gjitha marrëveshjet përfshirë edhe ato me kufirin.
Ai gjatë fjalimit të tij para deputetëve, i ka premtuar atyre se Sllovenia do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës.
“Erdha në Kosovë si shokë, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin e juaj. Unë erdha në prag të 10 vjetorit të pavarësisë që ne të forcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen e juaj të ndritur.
Sllovenët dhe kosovarët e kuptojnë sakrificën e vendeve tona drejt pavarësisë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për të drejtat e minoriteteve, duke thënë se ajo është njëra ndër detyrat më të rëndësishme që duhet të përmushet
“Unë erdha në Kosovë si shok i kosovarëve dhe serbëve dhe të gjithë minoriteteve që jetojnë këtu. Unë si mik i juaj ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet dhe të respektoni marrëveshjet kjo është e rëndësishme për një stabilitet politik në të gjithë rajonin dhe në veçanti për Ballkanin perëndimor.
Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë dhe timen personale për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin perëndimor dhe në veçanti Kosovën”, ka shtuar ai.
Presidenti slloven ka thënë se është e rëndësishme që vendi të zgjedh të gjitha mosmarrëveshjet, edhe ato me kufirin.