Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se MAShT-i i lejon të organizohet ekskursionet e shkollave.
Ai tha se kjo lejohet prej vendimit të qeverisë që është marrë në mars, ku ekskursionet lejohen prej masave të COVID-19.
“Është çështje e shkollës nëse do t’i organizojë dhe ku do t’i organizojë. Ndalesë në Kosovë për ekskursione nuk ka”, ka thënë Pupovci.
Ai, përmendi edhe protestat që ndodhën sot në Podujevë për të cilat tha se nuk e dinë pse është protestuar, e protesta këto që rezultuan me arrestimin e një nxënësi, që sipas policisë deri te arrestimi erdhi për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë.
“Nuk e di pse është protestuar në Podujevë, cila ka qenë arsyeja e vërtetë, por ekskursionet nuk janë të ndaluara dhe këtë ne qartë ua kemi bërë me dije edhe drejtorëve komunalë arsimit, por veç duhet të respektohen masat që parashihen, ku në fillim ka qenë që kapaciteti i autobusëve të jetë deri në 50 për qind e tash më 30 prill, parashihet deri në kapacitetin e plotë të tyre”, ka thënë Pupovci./Jepizë/