Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë nga java e kaluar, është shtyrë me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe VV-së.
Në këtë seancë pikë e rendit të ditës ishte interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.
“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. /Telegrafi/