Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, udhëheqës komunal, në krye me zv.kryetarin e komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal Bekim Azizi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të OVL- UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, familjarë dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në varrin e këtij dëshmori, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Homazhe ka bërë edhe një delegacion i shkollës nga fshati Zhiti, e cila shkollë mbanë emrin e dëshmorit, Safet Rexhepi.