Një delegacion i grave të suksesshme nga Kosova, që kanë udhëhequr e vazhdojnë të udhëheqin institucioneve të ndryshme, me ndërmjetësimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ka disa ditë që po qëndron në ShBA, në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të rolit të gruas në shoqëri.
Në mesin e pjesëmarrëseve në këtë program nga vendi ynë është deputetja e Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e LDK-së, njëherit ish kryesuese e Kuvendit Komunal në këtë Komunë, Shpresa Kurteshi – Emini.
Gjatë qëndrimit disa ditësh në ShBA, znj, Kurteshi ka njoftuar se ka realizuar takime të shumëta, me zyrtarë të ndryshëm institucional dhe ka qëndruar në vizitë pune në shumë institucione relevante në ShBA.
“UN Women është një organizatë e cila vepron edhe në Kosovë e që ka dhënë kontribut të madh në përparim dhe zhvillim të vendit në të gjitha fushat, veçanërisht në përofrcimin e pozitës së gruas në udhëheqje”, ka shkruajtur ajo nga ShBA në rrjete sociale.