Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se rreth 15 milionë njerëz kanë vdekur ose nga virusi korona ose nga ndikimi i tij në sistemet e mbingarkuara shëndetësore në dy vjetët e fundit.
Ky është më shumë se dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve, i cili arrin në gjashtë milionë.
Numri më i madh i vdekjeve ishte në Azinë Juglindore, Evropë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore.
Në një raport të publikuar sot, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, ka thënë se vendet duhet të inkurahen vendet të investojnë më shumë në kapacitetet e tyre për të përballuar emergjencat e ardhshme shëndetësore.
Shkencëtarët e ngarkuar nga OBSH për të llogaritur numrin aktual të vdekjeve nga COVID-19 midis janarit 2020 dhe fundit të vitit të kaluar vlerësuan se kishte midis 13.3 milionë dhe 16.6 milionë vdekje që ishin shkaktuar drejtpërdrejt nga virusi korona ose kishin ndodhur për shkak të ndikimi i pandemisë në sistemet shëndetësore, si p.sh. personat që vuanin nga kanceri nuk mund të trajtoheshin sepse spitalet ishin plot me pacientë me COVID-19.
Shifrat bazohen në të dhënat e marra nga vendet dhe modelimin statistikor.
OBSH nuk i zbërtheu menjëherë shifrat për të bërë dallimin midis vdekjeve direkte nga COVID-19 dhe të tjerave të shkaktuara nga pandemia.
Numri i saktë i vdekjeve nga COVID-19 ishte i vështirë për t’u përcaktuar gjatë pandemisë, kryesisht për shkak të testimeve të kufizuara dhe dallimeve në mënyrën se si vendet numërojnë vdekjet nga koronavirusi.
Sipas të dhënave të raportuara nga OBSH dhe ato që disponon Universiteti Johns Hopkins, deri më tani janë regjistruar më shumë se gjashtë milionë vdekje nga koronavirusi.