Komuna e Kamenicës do të ketë nënkryetar të komuniteteve
Për një gjë për të cilën ndihem mirë për qytetarët e komunës sime është se si kanë pranuar, kultivuar dhe avancuar bashkëjetesën në mes të komuniteteve pakicë që jetojnë në komunën tonë. Toleranca është vlera e komunës sonë dhe duhet të jetë shembull për komunat e tjera në gjithë Kosovën.
Në të gjithë këtë më duhet të jem mirënjohës edhe për qeverisjet e kaluara që kanë emëruar nënkryetar për komunitete, pavarësisht kësaj që nuk kanë qenë të obliguar ligjërisht, siç nuk jemi dhe ne, që të bëjnë një emërim të tillë, por kjo i ka kontribuar tolerancës ndëretnike në komunën e Kamenicës.
Nënkryetari për komunitete dhe çdo qytetar tjetër që jeton dhe vepron në komunën e Kamenicës, do të mund të bashkëpunojë dhe përfaqësojë interesat e qytetarëve vetëm atëherë kur pranon Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
Ne jemi të interesuar të kemi progres shoqëror, ekonomik e zhvillimor dhe se asnjëherë nuk do të pranojmë si bashkëpunëtor dikë që është në kundërshtim të këtij progresi.
Për të siguruar të gjithë qytetarët, deri më tani nuk kemi nënshkruar ndonjë vendim të tillë për emërim dhe sigurisht se nuk do t’a bëjmë as në të ardhmen.