Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 403.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597, ndërkaq vetëm dje janë shëruar 19 persona, raporton Zeri.info.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa deri më sot janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.